Site icon Telegrafi

Range Rover SV Coupe i personalizuar deri në detajin e fundit

I quajtur Adventum Coupe, kërkon deri në gjashtë muaj kohë derisa ndërtohen, ndërsa kushton 270 mijë euro

Kur dikush ka në pronësi një Land Rover Range Rover, nënkupton se është i pasur dhe i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Vet imazhi që ka krijuar kjo makinë, është e përshtatshme si kur shihen duke u vozitur nga një prind që shkon ta merr fëmijën në shkollë, apo shfaqet e modifikuar në ndonjë video muzikore.

Dizajneri holandez, Niels van Roij dhe ndërtuesi Bas van Roomen i kanë bashkuar forcat për ta krijuar versionin Adventum Coupe.

Në këtë kupe speciale nga Range Rover SV, është vendosur motori me 5.0 litra V8, që prodhon 525 kuaj fuqi.

Pjesa e jashtme është e lyer me ngjyrë të bardhë, derisa në brendi janë ulëset e lëkurës me ngjyrë të kuqe, material i cili është vendosur edhe në pjesët anësore.

Mbrojtëset, kapaku dhe pjesët anësore që janë nga alumini, janë rrafshuar në masë të madhe, duke bërë që të ketë dukje shumë më elegante.

Brendia është dashur të ndryshohet gjithashtu, që t’i përshtatet pjesës së jashtme, që është pak më e zgjeruar.

“Pronari i kësaj veture, mund ta personalizojë deri në detajin e fundit, madje të kërkojë edhe me çfarë peri të bëhen qepjet në brendi”, është thënë lidhur me këtë makinë.

Të gjitha këto kushtojnë, andaj ky Range Rover SV Coupe kushton 270 mijë euro, pasi merr deri në gjashtë muaj kohë derisa të ndërtohet. /Telegrafi/

Exit mobile version