Një veturë plotësisht elektrike nga Range Rover do të dalë në shitje brenda tre viteve, kanë bërë të ditur zyrtarë të kësaj kompanie, duke zbuluar kështu imazhet e para të gjeneratës së pestë të SUV-it 4×4.
Kjo veturë ikonike plot luks kërkohet mjaft nga të gjitha shtresat – duke filluar nga mbretëresha, yjet të futbollit e deri te aktorë e këngëtarë, transmeton Telegrafi.
Por gjenerata e gjashtë e të gjitha modeleve nga Land Rover do të jetë elektrike.
Bëhet fjalë për SUV-in 4×4, që pesë dekada më parë u prezantua për herë të parë.
Është një veturë luksoze brenda të cilës nuk mungon asgjë, e çmimi fillestar i saj është 94.400 funte. /Telegrafi/