Prodhuesi britanik Land Rover, e ka prezantuar modelin Range Rover Evoque si një SUV, por jo të gjithë po mendojnë se i plotëson kushtet për të marrë këtë titull.
Në fakt, për shumë makina thuhet të jetë sportive dhe të shfrytëzueshme edhe për familjarë, mirëpo nuk del se i plotësojnë të gjitha kërkesat, transmeton Telegrafi.
Njohësit e veturave e kanë shqyrtuar këtë model që ka mundësi t’i hapet tavani, që është i mirë në vozitje, ka hapësirë të bollshme, megjithëse është i ngushtë dhe parkohet lehtë.
Në videon e postuar më poshtë, shihet nga afër kjo veturë që është e lartë dhe ofron rehati të lartë, por që nuk mund të jetë SUV edhe pse pretendohet të jetë. /Telegrafi/