Telegrafi

Range Rover është duke e testuar modelin e ri Velar në pistë (Video)

Zyrtarë nga Range Rover, kanë thënë kohë më parë se po konsiderojnë rikthimin e modelit Velar, por pa dhënë detaje shtesë.

Pas pak kohe, është bërë e ditur se mund të lansohet pas dy vitesh dhe do të ketë në emër edhe shtesën SVR, transmeton Telegrafi.

Raportuesit që merren me makinat e reja, ia kanë dalë ta filmojnë teksa ishte duke u testuar ky model, në pistën e Nurburgring të Gjermanisë.

Megjithëse me shtresën për kamuflazh, mund të thuhet se i ka mbajtur disa nga tiparet kryesore të paraardhëseve, po madhësia lë të kuptohet edhe diçka.

Pjesa e pasme shumë e madhe, bën me dije se mund t’i ketë shtatë ulëse, për dallim nga standardet që i kanë dy më pak.

Derisa modeli i mëparshëm kishte 380 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrinte për 5.3 sekonda, Velar SVR pritet të jetë më i fuqishëm dhe më i shpejtë. /Telegrafi/