Site icon Telegrafi

Range Rover arrin më 2021 për të konkurruar me Bentley dhe Rolls-Royce Cullinan (Foto)

Me këtë lansim, Range Rover pritet të shënojë një ngritje të re në segmentin e makinave super-luksoze SUV

Megjithëse Range Rover është një prej brendeve ikonë që prodhon SUV, kohëve të fundit po ka konkurrencë të madhe nga Bentley dhe Rolls-Royce, transmeton Telegrafi.

Cullinan bëri bujë të madhe dhe po kërkohet shumë, andaj Range Rover po e përgatitë kundërpërgjigjen.

Sipas Autocar, makina e re nga ky prodhues britanik që lansohet më 2021, do të ketë komoditet shumë më të madh, nivel të avancuar të vetë vozitjes dhe teknologjinë e fundit.

Për ndryshimet e reja që do t’i pësojë Range Rover dhe Range Rover Sport, janë bërë punime shtesë në fabrikat e prodhimit në Solihull të Britanisë së Madhe, që t’i përshtaten sa më mirë linjave të punës.

Modelet e reja, do të kenë arkitekturë të veçantë, duke ua lehtësuar platformën më shumë se atë që është e vendosur te Jaguar Land Rover.

Struktura prej alumini, do të ketë peshë më të lehtë, për të minimizuar rëndesën që e bëjnë bateritë e mëdha për versionet elektrike dhe hibridët.

Burime pranë kompanisë, bëjnë të ditur se modeli i ri që është emëruar përkohësisht si L460, do t’i ketë përmasat e njëjta me Range Rover të tanishëm, që është më i vogël se Bentayga.

Jo çuditërisht, nuk do ta ndryshojë pamjen e jashtme dhe përkundër rivalëve si Rolls-Royce dhe Aston Martin Lagonda, nuk do të jetë tërësisht elektrik.

Pritet ta ketë motorin me 3.0-litra dhe variantin 5.0-litra V8 me naftë dhe benzinë, por nuk përjashtohet mundësia e një hibridi të lehtë me 48V.

Meqenëse Jaguar ka sistem mjaft të avancuar të autopilotit, kjo pritet të jetë edhe më e përsosur te Range Rover i ri. /Telegrafi/

Exit mobile version