Telegrafi

Rang lista e ushtrive në botë për vitin 2018: Maqedonia në vendin e 118-të, Shqipëria e 86-ta

Ekspertët ndërkombëtar kanë publikuar radhitjen e ushtrive më të forta në botë për portalin e specializuar për ushtritë, Global Firepower, për vitin 2018-të.

Sipas rang listës së re, pesë armatat e shteteve më të fuqishme në botë janë: SHBA, Rusia, Kina, India dhe Franca.

Në Evropë, Britani është në vendin e gjashtë, Gjermania e 10-ta, Italia e 11-ta, Spanja e 19-ta, Polonia e 22-ta, Greqia në vendin e 29-të.

Në lindjen e afërme, Iraku është në vendin e 47, Siria fqinjë e 49, Para tyre janë Irani në vendin e 13-të, Izraeli në të 16-tën dhe Arabia Saudite në vendin e 26-të.

Maqedonia ndodhet në vendin 118-të nga 136 vendet gjithsej. Në renditjen e kaluar ka qenë në vendin e 122-të.

Serbia është në vendin e 78-të, Bullgaria në vendin e 60, Kroacia në vendin e 72-të, Sllovenia në 92, Shqipëria në 86, Mali i Zi në 121 dhe Bosnja dhe Hercegovina zë vendin e 124. /Telegrafi/