Site icon Telegrafi

Ramushi ndjek vetëm dy persona në Instagram, bashkëshorten e tij dhe Loredanën – Anita: Mua nga halli, atë nga qejfi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramusha Haradinaj ka një numër të madh ndjekësish në llogarinë e tij në Instagram.

Ish-kryeministri i Kosovës ka mbi 63 mijë ndjekës mirëpo ai ndjek vetëm dy persona, bashkëshorten e tij Anita dhe reperen shqiptare, Loredana.

Për këtë së fundmi e ka folur edhe vet Anita, e cila ishte e ftuar në emisionin “Abc e pasdites” dhe u pyet nëse e dinte se kë ndjek Ramushi në Instagram.

Foto: Anita Haradinaj/Instagram

“Mua dhe Loredanën. Ai ka dy following, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë me të. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Hana. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mu më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi”, ka thënë me shaka Anita.

Foto: Ramush Haradinaj/Instagram

Ndërkohë, miqësia mes reperes dhe familjes Haradinaj vihet re edhe në postime, kohë më parë Ramushi kishte publikuar një imazh ku shihej bashkë me Loredanën, fëmijët e tij dhe  reperin Noizy.

“Me miq të veçantë”, kishte shkruar Ramushi sipër imazhit.

Lexo po ashtu Ramush Haradinaj takohet me Loredanën dhe Noizyn: Me miq të veçantë

Ndryshe, Anita aktualisht është duke sfiduar vetën edhe si valltare pasi prej javësh është bërë pjesë e spektaklit “Dance Albania”. /Telegrafi/

Exit mobile version