Telegrafi

Ramushi ishte spektatori i veçantë i Anitës në prova, çifti shkëmbyen puthje

(Foto: Instagram/TV Klan)

Anita Haradinaj ka pasur një spektator të veçantë gjatë provave në Dance Albania.

Bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në TV Klan për ta ndjekur teksa kërcente.

Pasi e shijoi performancën e gruas së tij, mes çiftit Haradinaj u shkëmbyen disa përqafime dhe puthje.

(Foto: Screenshot/TV Klan)

Gjatë bashkëbisedimit, ish-kryeministri i Kosovës nuk ngurroi ta shprehte vlerësimin e lartë për bashkëshorten e tij.

“Shumë e mirë je, shumë e guximshme. Kjo për mua është krejt ndryshe!”, është shprehur ai mes tjerash.

Anita Haradinaj në këtë sfidë kërcimi ndodhet larg shtëpisë dhe fëmijëve dhe nuk i ka mbajtur dot emocionet teksa është shprehur për ta. /tvklan.al/