Telegrafi

Ramushi flet për dorëheqjen e Dautit nga mandati i deputetit: Ka punë në terren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Daut Haradinaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit në për t’u fokusuar në terren.

‘’Vendimi i Dautit ka të bëjë me kërkesën që ia kanë bërë organizatat, strukturat, degët e AAK-së në terren e falënderoj për këtë gatishmëri të cilën e ka bërë për tu vu në shërbim të strukturave’’, ka thënë Haradinaj në RTV 21.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Daut Haradinaj dje ka informuar se ka hequr dorë nga mandati i deputetit në legjislacionin e tetë të Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi është shprehur se do të heqë dorë nga mandati për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, si dhe për të pasur mundësi kohore që të jetë më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë.