Telegrafi

Ramushi drejton shou televiziv në gjuhën frënge (Foto/Video)

Atë e kemi parë shumë aktiv në aktivitete politike dhe shumë pak në relaksuese.

Ramush Haradinaj kohët e fundit ishte i angazhuar kohët e fundit në kundërshtimin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Por, mbrëmë lideri i AAK-së ka qenë mysafirë i aktorit, Fatmir Spahiut, në shoun televiziv “Natën me Fatmir Spahiun”, transmeton Telegrafi.

Madje, në një moment Haradinaj merr drejtimin e emisionit dhe zbulon se di të flas edhe gjuhën frënge.

Kjo nuk është hera e parë që ish-deputetin e Kosovës të kemi parë në këso lloj emisionesh, pasi edhe në të kaluarën është paraqitur në emisione zbavitëse. /Telegrafi/

E rrallë: Ramush Haradinaj e drejton emisionin në gjuhën frenge te Fatmir Spahiu

Posted by Lexo Online on 2016-03-28