Analisti Ramush Tahiri propozon që, për të dalë nga gjendja aktuale politike, të krijohet një qeveri teknike njëvjeçare me mandat të qartë: ndryshimet në Kushtetutë, reformë zgjedhore, përfundimin e demarkacionin dhe asociacionin.
“Kjo qeveri duhet ta vazhdojë reformën në drejtësi, gjyqësi, t’i bëjë luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit me rezultate të matshme dhe ta çojë përpara agjendën e integrimeve evropiane. Një qeveri e tillë me mandat njëvjeçar, e zgjedhur prej personave profesionalë, të pakorruptuar, domethënë që nuk kanë qenë në pushtet, do të ishte një shpëtim nga kjo gjendje duke i bërë të gjitha përmirësimet, edhe ligjore, që mos të gjendemi në një ngërç të tillë çfarë jemi”, ka thënë ai për RTV21.