Telegrafi

Ramush Haradinaj zëvendëskryeministër, me katër ministri për AAK-në?

“Indeksonline” ka mësuar përmes burimeve të veta që Ramush Haradinaj mund të bëhet zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme. Ndërkaq, pesë zëvendëskryeministrit e tjerë pritet të largohen, me përjashtim të kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit.

Kështu, Qeveria pritet t’i ketë vetëm dy zëvendëskryeministra: atë për Punë të Brendshme, Ramush Haradinajn, dhe për Punë të Jashtme – Behgjet Pacollin.

Por, Haradinaj nuk mjaftohet me kaq. Burime e “Indeksonline” kanë bërë të ditur se edhe katër ministri të tjera, dikastere të rëndësishme të qeverisë mund t’i drejtojë AAK-ja: atë të Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, të Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë e Financave. /Telegrafi/