Telegrafi

Ramush Haradinaj viziton vendin ku ra heroikisht vëllau i tij Luani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar vendin ku ka humbur jetën vëllai i tij Luani.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga vetë Haradinaj.

‘’Aty ku ra Luani’’ ka shkruar Haradinaj në postimin e tij në Facebook.

Theksjmë se gjatë ditës së djeshme Luan Haradinaj, u përkujtua nga akterët politikë në 26-të vjetorin e rënies heroike të tij.