Telegrafi

Ramush Haradinaj viziton Nasim Haradinajn, pas lirimit nga burgu i Hagës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar ish-nënkryetarin e OVL të UÇK-së Nasim Haradinajn, pas lirimit të tij nga burgu i Hagës.

Haradinaj, në një postim në Facebook i ka uruar mirëseardhjen e Nasimit në familje.

“Sot i urova mirëseardhje në familje, Nasim Haradinajt”, ka shkruar lideri i AAK-së, Haradinaj.

Ndryshe, Nasim Haradinaj është liruar nga Haga më 14 dhjetor 2023. /Telegrafi/