Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar ish-nënkryetarin e OVL të UÇK-së Nasim Haradinajn, pas lirimit të tij nga burgu i Hagës.
Haradinaj, në një postim në Facebook i ka uruar mirëseardhjen e Nasimit në familje.
“Sot i urova mirëseardhje në familje, Nasim Haradinajt”, ka shkruar lideri i AAK-së, Haradinaj.
Ndryshe, Nasim Haradinaj është liruar nga Haga më 14 dhjetor 2023. /Telegrafi/