Sot (e enjte) në familjen e liderit të AAK-së, Raumsh Haradinaj është një ditë feste.
Kjo sepse bashkëshortja e tij, Anita po feston ditëlindjen të cilën ai e ka uruar me një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Në foto dyshja shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit, Anita dukej elegante e veshur me një kostum me shkëlqim dhe dekolte të hapur.
“Gëzuar ditëlindjen Anita”, ka shkruar Ramushi në urimin e tij, teksa në komente e uruan edhe miqtë e tyre.
Kujtojmë që çifti janë të martuar prej më shumë se 15 vitesh dhe bashkë janë prindër të tre fëmijëve: Hana, Gjini dhe Trimi. /Telegrafi/