Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme (e martë), është takuar me rap-artistin e njohur shqiptar, Viktor Palokaj – Unikkatil.
Haradinaj përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Facebook ka bërë të ditur se ka pritur në takim artistin më të madh të trojeve shqiptare.
“Me rap artistin e famshëm Viktor Palokaj, i cili kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës”, ka shkruar ai në njoftimin e tij.
Ndërkohë, Unikkatili javë më parë mbajti një koncert madhështor në Mitrovicë, madje thuhet se është i fundit në karrierën e tij.
Prezent në këtë koncert gjigant ka qenë edhe i pari i Mitrovicës, kryetari Agim Bahtiri, derisa kanë performuar edhe disa artistë tjerë të suksesshëm përfshirë, Mozzik, Loredana Zefi, Getinjo, Melinda Ademi, Fifi. /Telegrafi/