Kandidati i koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët për kryeministër, Ramush Haradinaj, theksoi nevojën për një rini aktive dhe me vizion për të udhëhequr vendin përpara.
Gjatë një takimi me kandidatët e rinj të programit “Kosova Fituese”, ai shprehu optimizmin për energjinë dhe vendosmërinë që ata sjellin.
Haradinaj theksoi se rinia është e aftë të bëjë ndryshimin që Kosova ka nevojë, duke kontribuuar për një të ardhme më të mirë dhe progresive.
“Kosova ka nevojë për zërin e gjeneratës që do ta çojë vendin përpara, zërin e ndryshimit. Në takimin me kandidatët e rinj të Kosovës Fituese, pashë energji, vizion dhe vendosmëri”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/