Site icon Telegrafi

Ramush Haradinaj, për vdekjen e Astrit Deharit: Shteti të japë përgjigje për atë që ndodhi sot në Prizren

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shpreh ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe kolegët e aktivistët të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, që sot humbi jetën tragjikisht në burgun e Prizrenit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

“Vdekja e Astrit Deharit, një aktivisti politik, në një burg në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vdekjes, është një ngjarje e trisht për të gjithë ne, edhe si politikë edhe si shtet!

Kemi mundur të kishim bërë më shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë vend!

Shteti duhet të japë përgjigje për atë çfarë ndodhi sot në Prizren.

Në këto momente dhimbjeje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në Vetëvendosje, në emrin tim dhe të kolegëve të mi në AAK, ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në letrën e Haradinajt. /Telegrafi/

Exit mobile version