Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se vendimi i drejtësisë franceze do të jetë refuzimi i kërkesave të palës serbe, për çka nuk beson se do të ekstradohet në Serbi.
Ai mendon se drejtësia franceze është ndikuar nga Serbia, pasi as Gjermania, as Anglia e asnjë shtet tjetër nuk i njeh fletarrestet e Serbisë, por vetëm vendimin e Tribunalit të Hagës.
Haradinaj ndër të tjera tha se nuk pret gjë të mirë prej Serbisë, duke shtuar se Beogradi zyrtar nuk ka kurrfarë vlere për të.