Kandidati i PDK-AAK-Nismës për kryeministër, Ramush Haradinaj tashmë ka votuar.
Ai i shoqëruar nga gruaja e tij, Anita Haradinaj kanë votuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”. Haradinaj, pas hedhjes së votës tha se vota e qytetarëve ka shumë rëndësi.
Sipas tij, vendimi i qytetarëve për votim ka peshën për katër vite.
Kandidati i PDK-AAK-Nismës tha se do ta pranojë rezultatin çfarëdo që të jetë.
Ai i ftoi qytetarët të votojnë, ndërsa tha se fitorja më e madhe është nëse qytetarët vendosin sot për fatin e tyre.
Ndryshe, edhe zonja Haradinaj i ftoi qytetarët të dalin dhe ta kryejnë obligimin e tyre si qytetarë. /Telegrafi/