Xhudoja jonë ka arritur edhe një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.
Dy xhudistet tona kanë arritur të rrëmbejnë medalje në garën ndërkombëtare të “Tunis Grand Prix”.
Nora Gjakova ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë ndërsa Distria Krasniqi ka humbur në finalen deri në 52 kilogramë, e cila gjë ka bërë që t’i takojë medalja e argjendtë.
Rreth këtij suksesi të dyfishtë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i ka uruar për këtë arritje.
“Flamuri i Kosovës u ngrit edhe sonte në Tunizi, ku në garat e xhudos ‘Tunis Grand Prix 2018’ Nora Gjakova fitoi medajlen e artë dhe Distria Krasniqi medaljen e argjendtë. I uroj nga zemra vajzat tona, pa harruar edhe trajnerin e palodhshëm Driton Kuka. Urime Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë personale në Facebook.
Gjithashtu edhe trajneri Driton Kuka, i cili ka thënë se dy medalje nga Kupa Botërore dhe kjo ka inkurajuar trajnerin që të punojë edhe më tepër.
Kujtojmë se nesër do të garon Akil Gjakova në kategorinë e meshkujve deri në 73 kilogramë. /Telegrafi/