Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma është fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.
“I uroj qytetarët e Kosovës, për zgjedhje të lira, fer e demokratike. Kosova e ka dhënë provimin , e uroj sovranin për votën e tyre. Besimi ju ka dhënë koalicionit PAN, fitorja është më bindëse se që e thotë Exit Polli”, ka thënë Haradinaj.
Ai në fund ka uruar të gjithë për zgjedhjet e sotme. /Telegrafi/