Telegrafi

Ramush Haradinaj bëhet romantik në ditëlindjen e bashkëshortes: Faleminderit për gjithçka, urime Anitë

Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Spikerja e lajmeve të RTK-së, Anita Muçaj-Haradinaj, feston sot (e martë) ditëlindjen e saj të 41-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Por për një nga urimet më të përzemërta është kujdesur bashkëshorti i saj, njëherësh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Anita dhe Ramush Haradinaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ky i fundit mes shumë postimeve mbështetëse në rrjetet sociale që bëri gjatë ditës për kandidatët e zgjedhjeve lokale, gjeti kohë që në mbrëmje t’i bëjë një dedikim të veçantë gruas së tij.

Ai publikoi në rrjetin social Facebook një fotografi të çiftit, ku dyshja duken në një moment harmonie në ambientet e shtëpisë së tyre.

“Faleminderit për gjithçka. Urime Anitë”, ka shkruar Haradinaj në dedikimin e tij për bashkëshorten, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit.

Anita dhe Ramushi përndryshe kanë më shumë se 15 vite të martuar dhe fryt i kësaj martese janë tre fëmijët e tyre: Hana, Gjini, dhe Trimi. /Telegrafi/