Sulmuesi i Arsenalit Aaron Ramsey do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të dëmtimit të këmbës, njoftoi ekipi mjekësor i ekipit të Londrës.
Uellsiani u lëndua në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës me Napolin. Natyrisht, trajtimet e para nuk dhanë rezultate pozitive, kështu që u vendos që të mos luante në ndeshjet e mbetura për Gunners.
Kjo do të thotë se mesfushori me tipare sulmuese ka luajtur takimin e fundit për Arsenalin, pasi zyrtarisht do të bëhet lojtari i ri i Juventusit që prej 30 qershorit.
Ai vjen në radhët e kampionit italian si lojtar i lirë. Ai arriti në Arsenal në vitin 2008 nga Cardiff City dhe aktualisht është lojtari që ka më së shumti kohë që ka luajtur te Topçinjtë.
Ndryshe, këtë sezon shënoi gjashtë gola në 40 ndeshje dhe në total ka realizuar 64 gola në 369 paraqitje për anglezët. /Telegrafi/