Telegrafi

Ramsey mungon një muaj

Arsene Wenger ka konfirmuar se Aaron Ramsey do të mungojë një muaj shkaku i lëndimit në kofshë.

Mesfushori uellsian u lëndua gjatë ndeshjes me Hull Cityn të martën mbrëma ndërsa në një konferencë për medie para ndeshjes me Watfordin në kuadër të FA Cup, Wenger ka konfirmuar se lëndimi i Ramseyt është më i rëndë.

“Për të nuk ka përfunduar sezoni”, ka thënë Wenger. “Nuk mendoj kështu”.

“Ka dhënë shenja pozitive dhe them se ai do të mungojë katër javë. Është pak më keq sesa kam pritur”, ka deklaruar Wenger. /Telegrafi/