Aaron Ramsey nuk do të jetë në ndeshjen e fundjavës Lazio-Juventus shkaku i problemeve muskulore dhe nuk dihet koha sa do të jetë jashtë.
Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 20:45, që konsiderohet edhe derbi i kësaj jave.
Ramsey ka pasur probleme muskulore të përsëritura përgjatë karrierës së tij.
Bianconerët e kanë konfirmuar mungesën për media duke e treguar edhe problemi, ku thuhet se gjendja e tij do të vlerësohet nga dita në ditë.
Nuk mbetet e qartë kur do të kthehet, ndërsa të Juventusi janë duke bërë analiza të detajuara. /Telegrafi/