Site icon Telegrafi

Ramsey kthehet në stërvitje, skuadra e plotë e Juves për ndeshjen ndaj Dynamo Kievit

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Aaron Ramsey është kthyer në stërvitje me Juventusin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kievit.

Football Italia njofton se mesfushori uellsian është kthyer në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo, i cili do ta zhvillojë ndeshjen e parë në garën prestigjioze evropiane.

Pas stërvitjeve të të hënës, skuadra është nisur drejt Ukrainës, ku të martën do të ndeshet me klubin nga Kievi.

Skuadra e plotë e Juventusit (Foto: Twitter/JuventusFC)

Në ndërkohë, Alex Sandro vazhdon të mungojë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë ndeshje.

Juventusi nuk do ta ketë në skuadër superyllin Cristiano Ronaldo, i cili është infektuar me coronavirus.


Skuadra e plotë e Juventusit për ndeshjen ndaj Dynamo Kievit

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon.

Mbrojtës: Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, Frabotta.

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski.

Sulmues: Morata, Dybala.


/Telegrafi/

Exit mobile version