Telegrafi

Ramsey konfrontohet me Emeryn, nuk i pëlqen të luajë si zëvendësues

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka startuar si është më së keqi kampionatin duke pësuar dy humbje në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në Ligën Premier.

Pos rezultateve të dobëta, tashmë trajnerit spanjoll ka probleme edhe me lojtarët e skuadrës londineze.

The Mirror shkruan se i pakënaqur është mesfushori Aaron Ramsey, sa që tashmë ka pasur një konflikt verbal me trajnerin.

Uellsiani nuk e ka pritur mirë zëvendësimin në humbjen kundër Chelseat me rezultat 3-2 në kuadër të ligës elitare angleze.

Kjo vjen në një kohë kur Ramsey është i përfshirë në negociata për vazhdimin e kontratës pasi është në vitin e fundit të marrëveshjes me Emirates.

Mesfushori thuhet se të ketë shkuar për të folur me Emeryn pas përfundimit të takimit dhe i ka shprehur pakënaqësinë.

Ndryshe, Arsenali gjatë fundjavës do të takohet para shikuesve të vetë me West Ham Unitedin. /Telegrafi/