Telegrafi

Ramsey i kërkon falje Ronaldos që ‘ia vodhi’ golin që do të ishte i parë për të me fanellën e Juventusi nga goditja e dënimit

Aaron Ramsey ka folur për golin e shënuar ndaj Lokomotivës së Moskës, duke e sqaruar edhe situatën, që shumë e quajtën një ‘gol i vjedhur’ nga Cristiano Ronaldo  

Juventus ndaj Lokomitivës shënoi që në minutën e katërt kur një goditje e Cristiano Ronaldos, shkoi në duart e portierit Guilherme, të cilit i rrëshqiti topi dhe po shkonte drejt portës, por Aaron Ramsey në fund e preku për ta shtyrë në rrjetë.

Ronaldo nuk dukej shumë i impresionuar dhe Ramsey ka folur për këtë gjë, duke i kërkuar edhe falje portugezit.

“Mendova se portieri ishte shumë më afër meje dhe kishte rast të shtrihej prapa dhe mbase ta largonte topin”.

“Instinkti bëri që unë të sigurohesha që topi të kalonte vijën. Unë i kërkova falje Cristianos”, ka thënë Ramsey.

Ronaldo është krye golashënues  në Ligën e Kampionëve me 129 gola.

Ai ka shënuar 46 goditje të lira gjatë karrierës së tij, por ende asnjë për Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/