Telegrafi

Ramsey: Ishte një fitore e merituar

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, ka folur pas fitores së vështirë ndaj Burnleyt me rezultat 2-1.

26-vjeçari ka thënë se çdo gjë ishte e vështirë pas përjashtimit të Granit Xhakës.

“Nuk ishte e lehtë me 10 lojtar, por kemi luftuar. U përpoqëm shumë dhe e merituam në fund fitoren”.

“E rëndësishme është të vazhdojmë të shendojmë. E dimë që jemi në gjendje të krijojmë shanse dhe me një lojtar më pak”, ka thënë Ramsey. /Telegrafi/