Telegrafi

Ramsey flet për grushtin e marrë prej Cavanit (Video)

Paris Saint-Germain's Uruguayan forward Edinson Cavani (R) scuffles with Arsenal's Welsh midfielder Aaron Ramsey (L) after Arsenal were awarded a penalty during the UEFA Champions League group A football match between Arsenal and Paris Saint-Germain at the Emirates Stadium in London on November 23, 2016. / AFP / Justin TALLIS (Photo credit should read JUSTIN TALLIS/AFP/Getty Images)

Edinson Cavani ka goditur paksa me grusht futbollistin e Arsenalit, Aaron Ramseyn.

Ky i fundit ka folur për incidentin duke thënë se këto gjëra ndodhin në fushat e futbollit.

Lexo po ashtu Vlerësimi i lojtarëve në duelin ndërmjet Arsenalit dhe PSG-së (Foto)

“Ai më goditi, por këto gjëra ndodhin kur ‘gjakrat nxehen’. Unë nuk kam asnjë problem me të”, tha futbollisti pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

Felix Brych nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, por besohet se pas xhirimeve filmike mund të dënohet sulmuesi i PSG-së.

Kujtojmë se takimi i vlefshëm për javën e pestë të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe PSG-së ka përfunduar pa fitues 2-2. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=BOPgTjR4vEA

https://www.youtube.com/watch?v=lPKAKIXVuHw