Telegrafi

Ramsey i del në përkrahje Wengerit, por i kritikon bashkëlojtarët

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, ka pranuar se ndonjëherë ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbrojtur trajnerin Arsene Wenger, kur ky i fundit është sulmuar nga mediat dhe të tjerët për mos sukseset e klubit.

Uellsiani që më herët ka pasur rol kyç te Topçinjtë e ka humbur për shkak të lëndimeve, por kjo nuk e ka ndalur që të del në përkrahje të teknikut francez.

Lexo po ashtu Xhaka pëlqen fotografinë e 70 milionëshit të shumë kërkuar nga Arsenali (Foto)

“E kemi lënë të vetëm disa herë”, ka thënën 26-vjeçari.

“Disa gjëra që janë thënë për atë janë të padrejta. Njerëzit janë të lirë të thonë çka mendojnë, por ai ka qenë gjithmonë i mirë për mua personalisht”, ka shtuar për fund.

Ramsey ka shënuar vetëm një gol në 17 paraqitje për londinezët në të gjitha garat. /Telegrafi/