Site icon Telegrafi

Ramsdale ka fituar zemrat e tifozëve të Arsenalit, sidomos pas provokimeve që u bëri përkrahësve të Leeds United

Aaron Ramsdale arriti t’i bënte shumë nervoz tifozët e Leeds United në fitoren e madhe të Arsenalit si mysafir.

Ramsdale ishte në portë për fitoren 4-1 të skuadrës së tij ndaj Leeds në Elland Road të shtunën.

Gabriel Martinelli realizoi një dy herë në pjesën e parë, me Bukayo Saka që shënoi të tretin para pushimit mes pjesëve, ndërsa në 45 minutat e dytë, Emile Smith Roëe, shënoi të katërtin në minutën e 84-të.

Pavarësisht se nuk arriti të mbajë portën e paprekur, gardiani meriton të merrte një vlerësim të lartë për paraqitjen e tij ndaj Leeds.

Ai nxiti po ashtu reagimin e ashpër të tifozëve vendas kur Arsenali shënoi kundër Leeds.

Tifozët e Arsenalit e pëlqyen shumë veprimin që bëri Ramsdale kundër përkrahëse kundërshtar, ku nëpërmjet Twitterit, shfaqën mendimet e tyre.

Njëri shkroi në Twitter: “Ky djalosh mund të përballojë presionin dhe thirrjet e urryese nga tifozët kundërshtar, gjë që është e madhe”.

Një i dytë shkroi: “Si një tifoz i Leeds pas atij goli, mendova se ishte mirë që ai të bënte ato veprime. Gjithë pjesë e teatrit”.

Ramsdale iu bashkua Arsenalit nga Sheffield United dhe që atëherë ai është bërë numri 1 i klubit pasi ka luajtur 15 nga 18 ndeshjet e tyre në ligë këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version