Komuna e Deçanit do të paraqes së shpejti projektet me rëndësi për qytetarët e kësaj komune. Kryetari Bashkim Ramosaj ka thënë se komuna që ai drejton ka potencial për zhvillim ekonomik.
Në një postim në Facebook, Ramosaj ka prezantuar Lumbardhin e Deçanit, si një nga projektet e shumta që do të sjellë para qytetarëve në të ardhmen.
“Kemi të drejtë të jetojmë më mirë, duke shfrytëzuar ato që Zoti ia dha këtij qyteti! Po e sjellim sot “Lumbardhin e Deçanit””, ka shkruar Ramosaj.
Postimi i plotë i Ramosajt:
“Projektet që Deçanin po e shndërrojnë në adresë të sigurt të zhvillimit ekomomik.
Të dashur qytetarë, në ditët në vazhdim do të paraqes projektet që janë më rëndësi për komunën tonë, për të ardhmen tonë të përbashkët; projekte këto që qytetit tonë i japin kuptim!
Të gjitha projektet që do i prezantoj para juve qytetarë të dashur kanë një qëllim, e ky qëllim është përkushtimi im personal dhe i kolegëve të mi.
Deçani po shndërrohet në adresë kryesore të turizmit në Republikën e Kosovës.
Qëllimi ynë i vetëm është vënia e potencialit që ka Deçani në shërbim të qytetarëve dhe mirëqenies së ekonomive tona familjare.
Kemi të drejtë të jetojmë më mirë, duke shfrytëzuar ato që Zoti ia dha këtij qyteti!
Po e sjellim sot “Lumëbardhin e Deçanit”, ka shkruar Ramosaj. /Telegrafi/