Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ngushëlluar familjen Shabanaj për humbjen e familjarit të tyre si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ramosaj ka thënë se lajmin për ndarjen e të riut Ardian Shabanaj e ka marrë me pikëllim të thellë, transmeton Telegrafi.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta, e të riut Ardian Nimon Shabanaj nga Peja, me prejardhje nga Strelli i Deçanit, shkak i të cilit ishte virusi COVID-19.
Shpreh ngushëllimet e mija të gjithë qytetarëve të Deçanit, familjarëve dhe të afërmve për humbjen e Ardianit”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ndryshe, numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 488./Telegrafi/