Kryetari i Komnës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se person i cili u raportua se kishte dalë pozitiv në testin për COVID-19, nga komuna e Deçanit, nuk banon në këtë komunë.
Ramosaj thotë se ky person, është nga fshati Lëbushë, por që ka ardh nga jashtë Kosovës dhe ka qëndruar i karantinuar në Qendrën e Studentëve.
“Qytetarë të Deçanit, është publikuar sonte një informatë se një qytetarë nga Lëbusha e Deçanit është i infektuar nga Corona Virus. I siguroi qytetarët dhe mediat që ende nuk kemi rastë në Deçan. Rasti nga Lëbusha, është rastë i cili ka ardhur nga bota e jashtme i karantinuar në Konvikt”, shrkuan Ramosaj.
Ai i ka dëshiruar shërim të shpejt personit të infektuar, duke siguruar qytetarët e Deçanit se në komunën e tyre, nuk ka asnjë raste deri me tani me COVID-19.
“I dëshiroj shërim të shpejtē si gjithë të tjerve. Deçani ende nuk ka të infektuar me COVID 19”, shkruan Ramosaj.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës kaën dal edhe 36 persona të tjerë pozitiv me COVID-19.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 173 mosra prej të cilave 36 kanë rezultuar pozitive.
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 423. /Telegrafi/