Telegrafi

Ramosaj falënderon shoqatën “Shqiptarët për Shqiptarët”, për donacionin e dhënë prej 25 mijë kg miell

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka falënderuar shoqatën “Shqiptarët për Shqiptarët”, të cilët kanë dhënë donacion 25 mijë kilogram miell.

Ramosaj ka thënë se në emër të qytetarëve të Deçanit të shprehë mirënjohjen për këtë shoqatë.

“Sot, kam nderin që në emër të qytetarëve të Deçanit, të shprehë mirënjohjen e thellë, shoqatës mbarëkombëtare ‘Shqiptarët për Shqiptarët’, e përfaqësuar nga Hoxha i nderuar Elvis Naqi, për donacionin e dhënë prej 25 mijë kg miell për Deçanin.

Falënderues për z.Sylejmon Rrahmanin, përfaqësues për Kosovë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.
Donacion ky, i dhuruar nga një familje e Deçanit me kërkesën e të cilëve nuk kanë pranuar të iu bëhet emri publik. Mirënjohës e krenarë me ta gjithmonë. Respekt për Arsim Ukëhaxhaj dhe Zenel Likaj për organizimin e transportit”, ka shkruar Ramosaj në Facebook. /Telegrafi/