Sergio Ramos ka dhënë një intervistë për të përditshmen spanjolle Marca.
Reprezentuesi spanjoll ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës dhe disa të pathënave.
Por, mbrojtësi i Real Madridit ka bërë edhe një foto sesion për këtë gazetë, transmeton Telegrafi.
Në fakt, ai ka zbuluar për së afërmi dhjetë tatuazhet në shpinë që i mban, por nuk ka treguar domethënien e tyre.
Ramos gjatë intervistës ka folur edhe për çështjen e Cristiano Ronaldos dhe Alvaro Moratas, të cilët kohët e fundit u përfolën se do të largohen prej Los Blancos. /Telegrafi/