Telegrafi

Ramos u lëndua pas ndeshjes me Kosovën, Real Madridi humbet shërbimet e tij për ndeshjet vendimtare

Sergio Ramos ka marrë një dëmtim dhe do të humbasë disa ndeshje vendimtare për Real Madridin.

Mbrojtësi që luajti disa minuta në ndeshjen Spanjë – Kosovë, e ka marr dëmtimi pas ndeshjes.

Pas katër-minutave në ndeshjen kundër Kosovës të mërkurën në mbrëmje,  Ramos kreu një seance rikuperimi pas ndeshjes ku ndjeu një dhimbje në muskuj.

Real Madridi e ka konfirmuar lëndimin, ndërsa thuhet se lojtari do të monitorohet, duke mos dhënë detaje për kohën e mungesës.

Sipas medieve spanjolle Ramos pritet të humbasë ndeshjet e ardhshme të Real Madridit kundër Eibar (3 prill), Liverpool (7 prill) dhe Barcelona (10 prill).

Këto janë ndeshjet vendimtare të mbretërve për trofe këtë vit. /Telegrafi/