Telegrafi

Ramos tregon sekretin e golave të vonshëm

Sergio Ramos ka zbuluar sekretin e tij për të shënuar gola të vonshëm pas një tjetër në fitoren dramatike 3-2 të Real Madridit kundër Deportivo La Coruna.

Ramos shënoi edhe një gol me kokë pas minutës së 90-të, gol ky që ishte i fitores për skuadrën e tij.

Lexo po ashtu Ramos: Duhet të luftoni deri në fund, me besim dhe me entuziazëm

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë pasi mbrojtësi spanjoll është duke shënuar vazhdimisht në fund të ndeshjes, teksa ka treguar që kjo është pjesë e mentalitetit të tij.

“Luftuam deri në fund dhe kjo është arsyeja pse gjëra të tilla si kjo ndodhin”, ka thënë mbrojtësi spanjoll pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Real Madrid dhe Zidane vendosin rekord të ri të klubit për ndeshje pa humbje (Foto)

“Goli im? Kjo është në sajë të mentalitetit tim: dëshirës për të vazhduar të punoj dhe të përmirësohem”, përfundoi Ramos. /Telegrafi/