Real Madridi pësoi humbje nga Real Betisi në ndeshjen e të dielës mbrëma, ndërsa një moment që tërhoqi vëmendje ishte çasti i penalltisë së Los Blancos.
Vendasit krijuan epërsi në minutën e 40-të përmes Sidnei, ndërsa në fund të pjesës së parë u akordua penallti në favor të vendasve.
Mirëpo, atë nuk e ekzekutoi Sergio Ramos si zakonisht, por nga pika e bardhë u tregua i saktë Karim Benzema duke e barazuar rezultatin.
Në fund të ndeshjes, gazetarët e kanë pyetur kapitenin se a ishte vendimi i tij që t’ia lëshonte njëmbëdhjetëmetërshin sulmuesit francez.
“Po. Është shumë e rëndësishme si ndihet skuadra dhe gjërat individuale janë të rëndësishme. Ishte e mirë për të që ta ngrejë vetëbesimin”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xxCeqq1lDo8&feature=emb_err_watch_on_yt