Sergio Ramos është futur në histori si futbollisti që është ndëshkuar me më shumë kartonë të verdhë në La Liga.
Ai u ndëshkua edhe në ndeshje ku Real Madridi e fitoi 3-1 ndaj Leganes.
Ky ishte kartoni i 163-të i kapitenit të Real Madridit, duke e kthyer rekordin e Albert Lopo, që ishte ndëshkuar plot 162 herë.
Fillimisht futbollisti andaluzian e barazoi rekordin në “Villamarin” ndaj Betisit, për ta thyer këtë mesjave ndaj Leganes.
Ramos mban edhe rekordin e kartonëve të kuq, pasi është detyruar të dalë nga fusha për shkak të ndëhyrjeve të rënda plot 19 herë.
Rekordi për kartonë të kuq mbahej nga Pablo Alfaros dhe Xavi Aguados.
Ramos është njëri prej mbrojtsëve më të mirë në botë, ndërsa ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm si me Real Madridin ashtu edhe me Kombëtaren e Spanjës. /Telegrafi/