Telegrafi

Ramos do të mungojë dy deri në tri javë shkaku i lëndimit, humb tri ndeshje me Realin

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos do të mungojë dy deri në tri javë pasi u diagnostikua me një dëmtim muskulor të kyçit të këmbës, ka konfirmuar klubi spanjoll.

31-vjeçari ka pësuar lëndim të kyçit të këmbës dhe pritet t’i mungojë tri ndeshje klubit Mbretëror.

Ramos pritet të humbasë ndeshjet e La Ligas kundër Celta Vigos dhe Villarrealit dhe ndeshjen e dytë të Copa del Rey ndaj Numancias.

“Pas testeve të kryera ndaj Sergio Ramos nga Sanitas Real Madrid Medical Services, ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në kyçin e tij të majtë”.

“Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet me kalimin e ditëve”, thuhet në deklaratën e klubit të Real Madridit.

Nacho Fernandez dhe Jesus Vallejo do të konkurrojnë për të qenë partner me Raphael Varane në zemër të mbrojtjes së Madridit.

Ndryshe, Ramos ishte duke vuajtur që një kohë të gjatë nga ky lëndim. /Telegrafi/