Telegrafi

Ramos: Do të luaja tenis nëse do të doja trofe individual

Sergio Ramos ka thënë se ai do të bëhej lojtar i tenisit nëse do të dëshironte trofe individual derisa arriti të futej në formacionin më të mirë të vitit nga FIFA.

Lionel Messi e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në mbrëmjen që u zhvillua në të hënën në Milano, duke e mposhtur Virgil van Dijkun e Liverpoolit dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit.

Jurgen Klopp u zgjodh nga ana tjetër trajneri më i mirë nga FIFA, duke lënë mbrapa vetës strategë si Pep Guardiolan e Manchester Cityt dhe Mauricio Pochettinon e Tottenham Hotspurit.

Ramos është kritikuar se nuk e ka merituar të futej në formacionin e vitit, gjersa reagimi i tij ishte se atë e kanë votuar dhe se nuk i interesojnë edhe aq çmimet individuale.

“Nëse dua të fitojë çmime individuale, atëherë do të luaja tenis”, ka thënë kapiteni i Los Blancos në La Scala.

Lexo po ashtu Turpi i FIFA-s: Ramos dhe Marcelo futen në formacionin më të mirë të vitit, Robertson e Arnold mbetën jashtë

“Kur fiton skuadra, fitojmë edhe ne. Nuk ishte një sezon i mirë vitin e kaluar, por është një shenjë se lojtarët e Real Madridit janë pjesë e formacionit dhe kjo është gjë e mirë”, ka shtuar më tej Ramos.

Spanjolli dhe Marcelo ishin pjesë e formacionit më të mirë të vitit, derisa janë lënë jashtë Andy Robertson dhe Tretn Alexander-Arnold. /Telegrafi/