Telegrafi

Ramos: Do ta japim shpirtin për ta fituar LK-në

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ua ka dedikuar tifozëve kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.

“Pas një sezoni të vështirë, puna dhe bashkëpunimi i skuadrës na ka sjellë në finale. Jemi këtu për shkak të tifozëve”.

“Tifozët dhe kjo skuadër meritojnë të jenë në finale. Në tre vitet e fundit kemi luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve. Do ta japim shpirtin për ta fituar sërish”.

“Kjo është Liga e Kampionëve. Është shumë vështirë dhe ne duhet të jemi seriozë në mbrojtje. Sot shfrytëzuam shanset tona”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/