Sergio Ramos ka thënë se ky është një start shumë i keq për Real Madridin pas humbjes nga Real Betis 1-0.
Edhe pse Cristiano Ronaldo është kthyer nga suspendimi, skuadra nuk arriti të shënojë gol, gjë që nuk i kishte ndodhur Real Madridit në 74 ndeshjet e fundit.
Tani janë shtatë pikë pas Barcelonës dhe gara për titull mund të përfundojë ende pa filluar mirë.
“Është një start shumë i keq. Është shqetësuese dhe alarmuese, pasi nuk po arrijmë rezultatet ndaj skuadrave që i kemi mposhtur gjithnjë në Bernabeu”.
“Por ne duhet të shikojmë përpara, të jemi vetëkritik dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”.
“Jemi të njëjtit lojtarë që e kemi fituar titullin disa muaj më parë”.
“Nuk e di pse u bë e vështirë për ne që të shënojmë në Bernabeu. Minutat shkonin dhe gola nuk vinte dhe kjo është e vështirë. Krijuam shanse, po nuk shënuam”.
Real Madrid ndeshjen e radhës e zhvilloj ndaj Alaves të shtunën, para se të luajë në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit. /Telegrafi/