Data 9 mars është e rrethuar në kalendarin e Sergio Ramos, pasi në këtë ditë Paris Saint-Germaini do të udhëtojë në Estadio Santiago Bernabeu për të luajtur me Real Madridin, ku dikur ishte shtëpia e qendërmbrojtësit.
Spanjolli u detyra të largohej nga stërvitjet më 30 janar pas problemeve muskulore, ndërsa aktualisht është punuar në rikuperimin e tij.
Në parim, është thënë se ai nuk mund të luajë në takimin në Spanjë, por vet futbollisti është i vendosur që të japë maksimumin që të rikthehet në kohë për atë ndeshje.
Mediat franceze raportojnë se ish-kapiteni i Realit është jashtëzakonisht i motivuar nga shansi për të luajtur kundër ish-skuadrës së tij.
Ramos nuk është dorëzuar asnjëherë dhe ky qëndrim ka qenë vendimtar për të, sepse 35-vjeçari ka pasur probleme të vazhdueshme në sezonin e tij të parë në Paris.
Ai nënshkroi për PSG-në kur ishte i lënduar në verën e kaluar, ndërsa ka luajtur vetëm në pesë ndeshje deri më tani. /Telegrafi/