Site icon Telegrafi

Ramos shënon golin e dytë në Meksikë, feston në stilin e legjendës së Real Madridit

Sergio Ramos vazhdon të lë gjurmë në futbollin meksikan, edhe në ndeshjen e dytë të tij me fanellën e Monterrey.

Në ndeshjen derbi ndaj Cruz Azul e cila përfundoi baras 1-1, Sergio Ramos ka gjetur golin për skuadrën e tij.

Ishte minuta e 12-të e ndeshjes, kur pas një asistimi të Sergio Canales, qendërmbrojtësi spanjoll shënoi gol të bukur me kokë për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Vendasit më vonë barazuan dhe në fund ndeshja u mbyll baras 1-1.

Për Ramos kjo ishte ndeshja e dytë me Monterrey dhe goli i dytë i shënuar.

Interesant fakti se Ramos pasi shënoi golin bëri festën e Cristiano Ronaldos ‘Siuuu’.  /Telegrafi/

Exit mobile version