Telegrafi

Ramos shënjestron rekordin e Raulit dhe Casillasit

Sergio Ramos po vazhdon të bëjë histori te Real Madridi me kombëtaren e Spanjës, derisa në këtë sezon mund të thyejë disa rekorde.

Kapiteni i Real Madridit arriti në shifrën e 312 fitoreve në La Liga, duke e barazuar kështu Naolo Sanchisin, por është mbrapa Iker Casillasit me 334 dhe Raul Gonzalezit me 327.

Ramos, që ka bërë 500 paraqitje për Real Madridin në tetor, është përfshirë në formacionin FIFPro për vitin 2020, që është hera e 11-të për të.

Ishte lojtari i vetëm i Real Madridit që ishte aty, derisa Alcantara i Liverpoolit ishte i vetmi spanjoll në 11-shen e parë.

Lexo po ashtu FIFA zgjedh formacionin e vitit, dominohet nga lojtarët e Bayernit dhe Liverpoolit – por nuk mungojnë Messi dhe Ronaldo

Në aspektin e ndeshjeve te Real Madridi, Ramos është i katërti në listë me 663 paraqitje, mbrapa Sanchisit me 710, Casillas 725 dhe Raul 741.

Me largimin e Cristiano Ronaldos, mbrojtësi është renditur në vendin e dytë si golashënuesi më i mirë në klub edhe pse është mbrojtës, vetëm pas Karim Benzemas. /Telegrafi/